[Skip to Content]

IBA Montage

Ne ftojmë organizatën tuaj të paraqesë nominime në 2024 (edicioni i nëntë) Stevie® Awards për Punëdhënësit e Mëdhenj, nderimet kryesore në botë për arritjet e burimeve njerëzore, ekipet dhe profesionistët, dhe produktet dhe shërbimet e reja, dhe furnizuesit, të cilët ndihmojnë në krijimin dhe përzënë vende të shkëlqyera për të punuar.

Nëse dëshironi të merrni paketën e regjistrimit, me udhëzime të plota rreth mënyrës së përgatitjes dhe paraqitjes së kandidimeve tuaja, jepni adresën tuaj të emailit këtu dhe ne do t’jua dërgojmë paketën me email. Ne kemi një politikë privatësie shumë strikte dhe nuk do ta ndajmë adresën tuaj të emailit me askënd tjetër, për asnjë lloj arsyeje.

Kjo është faqja e vetme në këtë uebsajt që do ta shikoni në këtë gjuhë. Të gjitha faqet e tjera janë në anglisht, ashtu siç është edhe paketa e regjistrimit. Kjo bëhet sepse ne kërkojmë që kandidimet të paraqiten në anglisht, në mënyrë që në procesin e gjykimit të mund të marrin pjesë profesionistë biznesi nga mbarë bota. Më poshtë jepet një përmbledhje e shkurtër e çmimeve, kërkesat për paraqitjen, si edhe përfitimet e pjesëmarrjes. Nëse vendosni se organizata juaj do të paraqesë nominime për çmimet, kini parasysh se nominimet tuaja duhet të përgatiten në anglisht.

Rreth Stevie Awards for Great Employers

Stevie Awards for Great Employers janë i vetmi program çmimesh që njeh profesionistët e burimeve njerëzore dhe punëdhënësit më të mirë në botë . Organizata Stevie Awards, e cila prezanton çmimet, e ka qendrën në Shtetet e Bashkuara. Ata janë organizuesit e tetë kompeticioneve të ndryshme të Stevie Awards, me të cilat mund të njiheni në sajtin www.StevieAwards.com. Trofeu Stevie Award është bërë një prej çmimeve më të lakmuara në botë.

Në vitin 2023, Stevie Awards për Punëdhënësit e Mëdhenj iu dhanë organizata dhe individë nga më shumë se 28 kombe. Klikoni këtu për të parë një listë të fituesve në edicionin 2023.

Kategoritë

Ka gjashtë kategori çmimesh nga të cilat mund të zgjidhni në Stevie Awards for Great Employers. Nëse zgjidhni të merrni pjesë, do të zgjidhni kategoritë që përshtaten me arritjet për të cilat kërkon të njihet organizata juaj, dhe do të përgatitini kandidimet tuaja sipas udhëzimeve për atë kategori. Mes llojeve të kategorive të disponueshme janë sa më poshtë:

Një listë dhe përshkrimet e kategorive ndodhen në paketën e prezantimit. 

Në të gjitha kategoritë do të keni opsionin të jepni përgjigije me shkrim për pyetjet ose një video me deri në pesë (5) minuta gjatësi që u përgjigjet pyetjeve.

Kontaktet

Stevie Awards kanë përfaqësues në shumë vende. Këta përfaqësues do të shpërndajnë informacionin dhe do të ndihmojnë organizatat brenda vendit të marrin pjesë në këto çmime.

Për të përcaktuar nëse ka ndonjë përfaqësues në vendin tuaj, klikoni këtu.

Mund të kontaktoni gjithashtu organizuesit në adresën e mëposhtme:

The Stevie Awards
10560 Main Street, Suite 519
Fairfax, Virginia 22030, USA
Telefon: +1 703-547-8389
Faks: +1 703-991-2397
Email: help@stevieawards.com

Share